Gavi, Elliott, Bellingham: Kush është talenti më i mirë në botë?
Futbolli aktualisht është i bekuar me disa të rinj të talentuar, të cilët kanë pushtuar botën në sezonet e fundit, e në veçanti këtë aktualin, duke luajtur për klubet më të mëdha të botës.
Bota e futbollit ka parë shumë talent të mëdhenj në vitet e fundit dhe shumë nga ta kanë befasuar të gjithë për nivelin e treguar.
Shumë adoleshent po luajnë për klubet më të mëdha evropiane dhe mediat nuk kanë se si të mos merren me ta.
Por, kush është më i miri në botë momentalisht nga futbollistët e mrekullueshëm adoleshentë?
Tifozë të ndryshëm në cilësinë e votuesve kanë dhënë përgjigjen e tyre pikërisht për këtë pyetje në mediumin e njohur Goal.
Publikimi ka renditur lojtarët më të mirë në botë aktualisht që kanë lindur nga 1 janari 2003, ose më vonë dhe pjesë e listës janë disa emra me të vërtet shumë të talentuar.
Telegrafi më poshtë u sjell ‘top 10’ prej tyre dhe është shumë e vështirë të debatosh me ndonjërin nga zgjedhjet e Goal.com.


