Gattuso në bisedime për ta zëvendësuar Ancelottin te Napoli
262:"NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Coach of SSC Napoli Carlo Ancelotti greets coach of AC Milan Gennaro Gattuso before the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Carlo Ancelotti dhe Gennaro Gattuso (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
09/12/2019
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka caktuar takim me Gennaro Gattuson në Romë për të diskutuar lidhur me postin e trajnerit.
Carlo Ancelotti është duke pasur vështirësi për t'i ndryshuar gjërat në San Paolo, ashtu që pronari i klubet mendon ta zëvendësojë atë.
Napoli është në vend të shtatë në tabelë pas 15 javësh duke grumbulluar vetëm 21 pikë, ndërsa nuk di për fitore në nëntë ndeshjet e fundit.
Kjo ka nxitur spekulime se Ancelotti do të shkarkohet nga pozita dhe vendin e tij mund ta zë ish-trajneri i Milanit, Gattuso.
Tuttosport raporton se presidenti i Partenopei do të bisedojë me legjendën e Rossonerëve, i cili kërkohet edhe nga Fiorentina dhe klubi kinez, Guagnzhou Evergrande. /Telegrafi/


