Please enter at least 3 characters.

Gattuso flet para derbit me Interin: Futemi për fitore, por pas Interit janë edhe 10 ndeshje tjera që më shqetësojnë

2019/03/GettyImages-1127628961.jpg
218:"ROME, ITALY - FEBRUARY 26: Ac Milan head coach Gennaro Gattuso reacts during the Coppa Italia semi-final first leg between SS Lazio and AC Milan on February 26, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Java e 28-të në Serie A do ta sjellë edhe derbin e qytetit të Milanos, mes Milanit dhe Interit.

Do të jetë një sfidë tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi si kuqezinjtë ashtu edhe zi kaltërtit janë duke kërkuar një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso që ka thënë se duhet të luajnë me zemër lojtarët.

“Në ditët e fundit thonë se Interi ka vdekur e ne jemi favoritë, por nuk është kështu. Duhet të luajmë me zemër, me mendje e ta respektojmë kundërshtarin, të luajmë me zgjuarsi për të zhvilluar një ndeshje të madhe”, u shpreh Gattuso.

Gennaro Gattuso. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Por tekniku italian nuk brengoset vetëm për ndeshjen me Interin, pasi thotë se pas derbit janë edhe 10 ndeshje që e shqetësojnë atë.

“Ndaj Interit janë tre pikë si në ndeshjet e tjera, nuk jam i shqetësuar për ndeshjen në vetvete, por çfarë na rezervon gara nëse gjërat shkojnë keq”.

“Ajo që më shqetëson mua janë 10 ndeshjet pas kësaj, nëse fitojmë nesër do të fitojmë edhe në nivelin mental dhe do japim më shumë në muajt e ardhshëm”, përfundoi Gattuso.

Aktualisht Milani zë pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Interi dhe katër më shumë se Roma. /Telegrafi/