Please enter at least 3 characters.

“Gati pësova sulm në zemër”: Fituan ‘Jackpotin’ në ‘EuroMillions’, çifti shfaqen në publik për herë të parë - tregojnë çfarë do të bëjnë me paratë

2019/11/Screenshot_8-7.jpg

Një ndërtues ka pranuar se ai ishte "në prag të një sulmi në zemër" kur e kuptoi se ai kishte fituar çmimin prej 105 milionë funtesh në EuroMillions.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Steve Thomson, 42 vjeç, dhe gruaja e tij sllovake Lenka, 41 vjeçe, janë të lumtur që mund të kenë një shtëpi më të mirë, për ta dhe tre fëmijët e tyre – dhe tani kanë bërë porosinë.

Steve, nga fshati Selsey, në West Sussex, tha se ai "filloi të dridhej" kur e kuptoi që fitoi çmimin e madh të premten.

Ndërtuesi i vetëpunësuar, i cili ka luajtur lotari rregullisht për 25 vjet, tha: “Unë fillova të dridhesha. E dija se ishte një fitore vërtet e madhe, por nuk dija se çfarë të bëja”.

"Unë mendoj se isha në prag të një sulmi në zemër", ka thënë tutje ai.

Babai i tre fëmijëve, i cili tani është më i pasur se Gareth Bale, Harry Kane, Emma Watson dhe Ronnie Wood, tha që ai nuk do të ndalet së punuari si ndërtues menjëherë dhe do të përfundojë të gjitha punët e tij para Krishtlindjes.

Ndërsa çifti, të cilët janë së bashku për 17 vjet, kanë thënë që fitorja e tyre në lotari ka të bëjë me familjen e tyre, por Steve tashmë u ka thënë fëmijëve të tyre nëse duan diçka "do të duhet ta fitosh".

E Lenka, mezi pret të shkojë me pushime më shumë se një herë në vit.

Gjithashtu, një lajmi të tillë i janë gëzuar edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se "nuk mund të ndodhte me një familje më të mirë".

Steve dhe ndihmës-shitësja Lenka jetojnë në një shtëpi prej 285,000 funtesh - por tani dëshirojnë të kenë një shtëpi ku fëmijët nuk kanë më nevojë të ndajnë një dhomë.

Ata jetojnë shumë afër prindërve të Steve, tanimë në pension Peter dhe Kathleen – me të cilët kanë festuar bashkë fitoren. /Telegrafi/