Gati kënga e re Gjikos, në përgatitje klipi
07/11/2016
Reperi Asdren Gjikolli ka njoftuar se tashmë e ka gati këngën e re.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se kënga e re tashmë është përfunduar në studio.
Ndërsa në përshkrim, Gjiko tregon se është rrugës për te Entermedia, ku na lë të kuptojmë se po e përgatit klipin.
“Vij së shpejti me një bombë”, shkruan reperi nga Peja. /Telegrafi/


