Gati kënga e Getit me NRG Band (Foto)
03/06/2015
Getoar Selimi ka konfirmuar se do të vijë së shpejti bashkëpunimi me NRG Band.
Përmes një postimi në Instagram, reperi në mënyrë simbolike ka vendosur titullin e këngës (“Ta du majmunin”) mbi trupin e një femre.
Mësohet se tashmë janë realizuar edhe xhirimet e videoklipit dhe gjithçka është në përfundim e sipër.
Kënga është punuar me muzikë të Irkenc Hykës, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Ghetto Geasy. /Telegrafi/


