Please enter at least 3 characters.

Gashi: FBK-ja favorizon Sigal Prishtinën

2016/01/gashi-fbk-ja-favorizon-sigal-prishtin-euml-n_hd.jpg

Kryetari i klubit bastketobolistik, Art Gashi, thotë se FBK ka vepruar njëanshëm në vendimin për përjashtimin e skuadrës verdhezi.

Sipas tij, tash po del në shesh skandali, në bazë të cilit është marrë vendimi i për përjashtimin e ekipit verdhezi. Sipas tij, prapa këtij vendimi të FBK-së qëndron klubi rival Sigal Prishtina.

“Paramendojeni, kryetari i Komisionit është kundër përjashtimit, kurse anëtari Artan Qerkini është pro përjashtimit”.

“Këtu ka menjëherë konflikt interesi, sepse Qerkini është ish-lojtar dhe tani njeri shumë i afërt i kryetarit të klubit rival”, tha Gashi për “Zërin”.

Ai thotë se janë një grup njerëzish që janë çuar në këmbë kundër Pejës pa pikë baze juridike, derisa e akuzon FBK-në, siç thotë ai, për nënshtrim ndaj Sigal Prishtinës. Gashi paralajmëroi ankesë në FIBA.  

“Zëri” është përpjekur të kontaktojë me Florian Miftarin e Sigal Prishtinës, por ai ishte në pushime jashtë shtetit.