Please enter at least 3 characters.

Gashi beson në titull

2016/01/gashi-beson-n-euml-titull_hd.jpg

Edhe përkundër faktit që Besa e Pejës renditet në pozitën e gjashtë me 23 pikë, pesë më pak se lideri, Ferronikeli, megjithatë, mesfushori i skuadrës pejane, Dugagjin Gashi, është optimist se ekipi në të cilin ai luan, ka potencial që ta ndjekë titullin e kampionit.

Në një bisedë për ‘Sport Plus’, Gashi ka theksuar se gjithçka mbetet e hapur dhe se pejanët nuk janë dorëzuar. “Ende gjithçka është e hapur sa i përket titullit të kampionit, sepse nuk jemi larg liderit, Feronikelit. Kemi skuadër të mirë, e cila është në gjendje që të luftojë për titullin e kampionit. Ne nuk jemi dorëzuar dhe do të luftojmë deri në fund që të arrijmë suksese”, u shpreh Gashi. /Telegrafi/