Gareth Bale kërkon falje
02/03/2017
Gareth Bale është ndëshkuar me kartonë të kuq pas dy kartonëve të verdhë në takimin e mbrëmshëm në kuadër të La Ligas.
Real Madrid ka barazuar para shikuesve të vetë kundër Las Palmasit me rezultat 3-3.
Trajneri francez i skuadrës madrilene, Zinedine Zidane ka pohuar se Gareth Bale ka kërkuar falje prej ekipit dhe tifozëve, transmeton Telegrafi.
“Ai ka kërkuar falje. Nuk është i lumtur me gjestin. Por, ndodh, është pjesë e lojës dhe nuk mund ta ndryshojmë”, ka pohuar francezi.
Ndryshe, Reali ka humbur pozitën e liderit në ligën elitare spanjolle, në të cilën vend tani gjender Barcelona. /Telegrafi/


