Please enter at least 3 characters.

Garë e ngushtë në Gjilan, prin Alban Hyseni ndaj Lutfi Hazirit

2021/11/256419864_1014428159119139_8506870610572055477_n.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet preliminare të raundit të dytë në 21 komuna të zgjedhjeve lokale 2021.

Në komunën e Gjilanit, kur janë numëruar mbi 60 për qind të votave, diferenca mes kandidatëve është vetëm dhjetëra vota.

Sipas KQZ-së, me numërimin e 60 për qind të votave në Komunën e Gjilanit po prinë kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 50,16 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka marrë 49,84 për qind të votave. /Telegrafi/