Please enter at least 3 characters.

Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror

2024/02/7-11.jpg

Garda Ceremoniale e FSK-së për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë në oborrin e Qeverisë ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror.

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Të tre liderët uruan qytetarët e Kosovës në 16-vjetorin e pavarësisë së shtetit.