Please enter at least 3 characters.

Garcia: Juve ka përparësi, edhe pse Lyoni e fitoi ndeshjen e parë

2020/08/RudiGarcia-1.jpg
295:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - NOVEMBER 29: Head coach Rudi Garcia of Marseille looks on prior to the UEFA Europa League Group H match between Eintracht Frankfurt and Olympique de Marseille at Commerzbank-Arena on November 29, 2018 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
12:"Getty Images

Rudi Garcia konsideron se Juventusi ka përparësi ndaj Lyonit sa i përket përgatitjes për ndeshje, përkundër se skuadra franceze e ka fituar sfidën e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Olympique Lyonnais fitoi me rezultat 1-0 në muajin shkurt, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet të premten mbrëma në Torino.

“Zakonisht kur e fiton ndeshjen e parë, ke mundësi më të mira për t’u kualifikuar, mirëpo në këtë rast dhe duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit, do të thosha se është 50-50”.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ata i kanë fituar nëntë tituj të Serie A radhazi. Kjo tregon për forcën e Juves. Nuk janë aq solid në mbrojtje si në vitet e mëparshme dhe natyrisht se do të përpiqemi ta shfrytëzojmë këtë situatë, sepse do të luajmë për të shënuar gol. Nëse realizojmë në Torino, do të jetë më lehtë për ne që të kalojmë në fazën tjetër të garës”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp.

Pas ndërprerjes së sezonit në Ligue 1, Lyoni ka zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare që nga muaji mars, kundër Paris Saint-Germainit në finalen e Kupës së Francës (31 korrik).

“Duhet të themi se të luash çdo tri ditë të ndihmon të përgatitesh fizikisht, por në të njëjtën kohë edhe mund të të lodhë”, ka shtuar Garcia. /Telegrafi/