Please enter at least 3 characters.

Galatasaray është kampion i Turqisë për herë të 25-të, Fenerbahçe “duarbosh” për 11 vite rresht

Futbollistët e Galatasarayt janë kampionë të Turqisë, pasi gjigandi i Stambollit tregoi më shumë se të tjetër këtë sezon dhe me meritë festoi trofeun e ri të kampionit të Superligës. 

Me një fitore 3-0 ndaj Kayserispor në raundin e 34-të të Superligës Turke, Galatasaray siguroi matematikisht titullin e kampionit të Turqisë.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe e Jose Mourinhos mbeti "duarbosh" pavarësisht fitores 2-1, duke vazhduar kështu një “agjërim” që ka zgjatur për 11 vjet të gjata.

Shumë gjatë për një klub kaq të madh, por Galatasaray ishte një rival shumë më i mirë gjatë gjithë sezonit dhe në fund me meritë festoi titullin e kampionit të Turqisë.

Që kur Superliga Turke është luajtur në këtë format (që nga viti 1959), Galatasaray ka 25 tituj dhe Fenerbahçe 19 në total.

Galatasaray arriti fitoren e sotme falë golave të Victor Osimhen, Baris Yilmaz dhe portierit Fernando Muslera, i cili shënoi një gol nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Galatasaray kështu ka tetë pikë më shumë se Fenerbahce dy xhiro para përfundimit të Superligës. /Telegrafi/