Please enter at least 3 characters.

Gabriel Jesus ka barazuar rekordin e golave të dy legjendave braziliane në Ligën e Kampionëve

2020/08/Gabriel-Jesus-vs-Real-Madridi.jpg
320:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 07: Gabriel Jesus of Manchester City celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Manchester City and Real Madrid at Etihad Stadium on August 07, 2020 in Manchester, England. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka barazuar dy ikona braziliane me golin e tij kundër Real Madridit të premten në mbrëmje.

Manchester City mposhti 2-1 Real Madridin në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Qytetarët kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të takohet gjatë kësaj jave kundër Lyonit në Lisbonë.

Njëri nga lojtarët kryesor të klubit nga Etihad ishte braziliani Jesus, i cili shënoi gol të dy ndeshjet ndaj Mbretërve.

Megjithatë, goli i shënuar në shtëpi ka peshë të madhe për të, pasi ka barazuar rekordin e dy legjendave të mëdha braziliane në këtë garë.

Goli ndaj Realit ishte i 14-ti i tij në vetëm 22 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe ky gol e barazoi atë me legjendat braziliane - Ronaldo Nazario dhe Adriano.

Sidoqoftë, numrat e Jesusit janë më pozitë, pasi ai arriti këtë shifër golash me pesë ndeshje më pak se ‘Perandori’ dhe 18 më pak se ‘Fenomeni’. /Telegrafi/