Gabon Liverpooli, Baseli ende në pozitë të mirë
Golin e vetëm në ndeshje shënoi Cristiano Ronaldo (35’) e që ishte goli i tij i 71-të në Ligën e Kampionëve, aq sa ka legjenda madrilene, Raul. (Derisa Leo Messi ka shënuar tre gola më shumë).
Ndeshja tjetër e Grupi D, ndërmjet PFC Ludogorets Razgrad dhe Liverpool, ka përfunduar me rezultat 2-2.
Dani Abalo shënoi për bullgarët (2’), ndërsa Rickie Lambert (8’) dhe Jordan Henderson (37’) e përmbysën rezultatin.
Megjithatë, Georgi Terziev e barazoi rezultatin para se të përfundonte takimi (88’).
Real Madridi tashmë gjendet në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në Grupin A pas fitores së pestë nga pesë xhiro.
Ndërkaq, të tre pjesëmarrësit tjerë në këtë grup kanë gjasa për kualifikim. Baseli ka gjashtë pikë, ndërsa Liverpooli dhe Ludogorets nga katër.
Klubi zviceran duhet të barazojë ndaj atij anglez në xhiron e fundit dhe të sigurojë kualifikimin, kur dihet se Los Blancos nuk i lëshojnë bullgarët në Santiago Bernabeu. Derisa Redsat duhet të fitojnë në Anfield për t’u kualifikuar. /Telegrafi/


