Please enter at least 3 characters.

G4shi në "Sunny Hill Festival", Dua Lipa: Krenare me artistët e vendit tim që kanë lënë shenjë në botë

2019/06/gashi_44605420_2029991253729120_3662637100025161898_n-780x439-e1561627341241.jpg

Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, vitin e kaluar ishte kthyer pas 18-vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin "Sunny Hill".

Ndërsa edhe këtë vit është konfirmuar pjesëmarrja e tij nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo në llogarinë e saj personale, Instagram ka hedhur një video kur edhe tregon se Gashi do jetë pjesë e "Sunny Hill".

"Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë në Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare t'i shohë artistët prej vendit tim që lënë shenjë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur", shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. /Telegrafi/