Please enter at least 3 characters.

Futet për të kryer vjedhje në rezidencën e guvernatorit dominikan, pendohet kur para tij shfaqet politikani me sëpatë në dorë (Video)

2018/11/1-29-e1542986719522.png

Një kriminel filloi të kërkoj ndihmë dhe të lusë të tjerët që t'i telefonojnë policisë, pasi ishte kapur duke vjedhur në shtëpinë e guvernatorit në Republikën Domenikane.

Një burrë i paidentifikuar u mbajt në një cep nga Juan Antigue Javier, duke mbajtur në dorë një sëpatë në provincën Duarte në veri të vendit, derisa pjesëtarët e tij të sigurisë vazhdimisht e mbanin në ankth, transmeton Telegrafi.

Hajni raportohet se kishte hyrë në shtëpi disa herë, ndërsa sipas mediave lokale ky burrë ishte shfaqur sërish dhe ishte futur në rezidencën e guvernatorit Antigua  Javier në komunën e San Pedro de Macoris, por kësaj radhe për të vjedhur një orkide (bimë).

Ky veprim aktivizoi guvernatorin dhe pjesëtarët e sigurimit të tij të cilët arritën ta kapin. Ndërsa në videon e filmuar me telefon të mençur, shihet guvernatori duke mbajtur në dorë një sëpatë. I frikësuar se mund ta pësojë keq, hajni vazhdimisht bërtiste "ju lutem thirreni policinë". /Telegrafi/

<span></span>