Please enter at least 3 characters.

Fundjava me temperatura të larta, këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHPK-së

2024/04/te-nxehtit-vapa-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ditë më parë IKSHPK ka treguar disa veprime që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia:

Qëndroni larg të nxehtitShmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditësQëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të lartaKaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskëtJini të vetëdijshëm për rrezikun.Qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta. /Telegrafi/