FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në disa fshatra të Gjilanit, qytetarët këshillohen për kujdes
25/09/2025
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se më datat 10-11 tetor 2025 do të zhvillojë ushtrime ushtarake në zonën e fshatit Zhegovc, në kuadër të planit të saj të stërvitjeve.
Sipas njoftimit, ushtrimet do të vazhdojnë edhe nga 20 deri më 27 tetor, duke përfshirë zonat e Zhegovcit, Bresalcit dhe Llabjanit, përcjell Telegrafi.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto lokacione.
FSK-ja ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe u ka bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen stërvitjet, duke theksuar se nuk ka arsye për panik. /Telegrafi/


