Please enter at least 3 characters.

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Reshan të Suharekës

2020/09/1e949412-78e8-415d-a78a-4d7c7f27dc08.jpg

Në fshatin Reshan të Suharekës, mëngjesin e së hënës është raportuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 10:10 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar. /Telegrafi/