Please enter at least 3 characters.

FSK-ja mbanë ligjërata në shkollat fillore për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera

2019/02/1.FSK-ja-mbanë-ligjërata-në-shkollat-fillore-për-vetëdijesimin-e-nxënësve-ndaj-mjeteve-të-pashpërthyera.jpeg

Në disa nga shkollat fillore të komunës së Prishtinës, Klinës dhe Malishevës, instruktorë të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, edhe këtë vit, që nga 20 shkurti 2019, kanë filluar mbajtjen e ligjëratave rreth vetëdijesimit të nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera.

"Këto ligjërata po realizohen në bazë të planit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes me drejtoritë e arsimit të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Ligjëratat e para për këtë vit u realizuan në Shkollën Fillore “Tre Dëshmorët” në fshatin Jashanicë e Ulët, dhe në paralelen e saj në Jashanicë të Lartë, në komunën e Klinës. Interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i lartë për të marrë njohuri për llojet e mjeteve të pashpërthyera, rrezikun nga to, si dhe veprimin e procedurave standarde në rastet kur hasin në to", thuhet në njoftimin për media.

Instruktorët e deminimit aktivitetin për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera do ta vazhdojnë nëpër shkollat e Republikës së Kosovës, deri më: 4 mars 2019. /Telegrafi/