Please enter at least 3 characters.

FSHF dënon rëndë talentin Liridon Latifi

2016/01/fshf-d-euml-non-r-euml-nd-talentin-liridon-latifi_hd.jpg

Në arsyetimin e KD të FSHF-s, thuhet se Latifi ka sulmuar lojtarin kundërshtar në ndeshjen me Kukësin.

Mesfushori-sulmues nga Kosova u ndëshkua me karton të kuq, pasi paraprakisht kërkoi penallti, gjë të cilën gjyqtari nuk e akordoi, e më pas goditi mbrojtësin Glenti Mici.

“Lojtari i KF “Skënderbeu”, Liridon Latifi, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS”, thuhet në njoftimin e FSHF-s.

Latifi njihet si lojtar i qetë dhe sigurisht që Skënderbeu do të apelojë këtë vendim.