Please enter at least 3 characters.

Frikë te Barcelona, Liverpooli shfaqet si favorit për De Ligt

2019/05/Matthijs-de-Ligt-e1557762952890.jpg
284:"LONDON, ENGLAND - APRIL 30: Matthijs de Ligt of Ajax acknowledges the fans after the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Tottenham Hotspur and Ajax at at the Tottenham Hotspur Stadium on April 30, 2019 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ndjehet e pa sigurt për arritjen e transferimit të mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, këtë verë, pasi thuhet se Liverpooli tani është favorit për shërbimet e tij.

Blaugranët kanë biseduar me De Ligt gjatë gjithë sezonit me besimin se ata do ta mirëpresin këtë verë.

Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo thotë se katalunasit janë tronditur nga zhvillimet e reja që vijnë përmes ndërmjetësve.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli tani po shfaqet si favoritë për nënshkrimin e mbrojtësit holandez.

Prania e Virgil van Dijk dhe mënyra e fitores në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli ndaj Barcelonës javën e kaluar ka tërhequr vëmendjen e 19-vjeçarit.

Matthijs de Ligt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Reds kanë fuqinë e shpenzimeve dhe mund ta tejkalojnë Barçën për kapitenin e Ajaxit, i cili vlerësohet me 85 milionë euro.

Pas fitores ndaj Utrecht të dielën, De Ligt tha: "Sigurisht që nuk e dini kurrë, nuk i mund të them se do të qëndroj ose largohem, por nuk ka asgjë përfundimtare". /Telegrafi/