FRIKË DIMRI
Kay Ryan
30/01/2026
Poezi nga: Kay Ryan
Përktheu: Fadil Bajraj
A është sall dimër
apo është diç edhe më e keqe.
A është ky viti
kur lagështia e jashtme
errëson një mallkim më të thellë
që pranvera nuk mund ta rregullojë,
kur ingranazhet
që rrotullojnë tokën
nuk do ta ndryshojnë pamjen,
kur retë nuk do të davariten
edhe pse të gjithë qiejt
bëhen të kaltër.


