Please enter at least 3 characters.

FRI organizon manifestimin "Mirë se erdhe muaji Ramazan" (Foto)

2016/06/Ramazani-11-1.jpg

Në prag të fillmit të muajit të Ramazanit, Forumi Rinor Islam ka paralajmëruar manifestimin tradicional “Mirë se erdhe muaji Ramazan”, thuhet në njoftimin e drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e FRI.

''Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Forumi Rinor Islam organizon manifestimin tradicional “Mirë se erdhe muaji Ramazan”.

Manifestimi do të mbahet të dielën, më 05 qershor 2016, me fillim në ora 20:30, në Çarshinë e vjetër, në Shkup, para xhamisë Murat Pasha.

Programi i këtij manifestimi përmban: lexim të Kuranit, fjalime përshëndetëse, monolog dhe ilahi. Në përmbyllje do të bëhet edhe lansimi i fishekzjarreve.'' thuhet në njoftimin e FRI-së./Telegrafi/