Please enter at least 3 characters.

French Montana akuzohet për përdhunim nga një modele

2020/03/Frenchmontana-1.jpg
326:"LAS VEGAS, NEVADA - JANUARY 08: EDITORIAL USE ONLY: Rapper French Montana performs at Live @ CES hosted by iHeartMedia and Mastercard during The Consumer Electronics Show at Drai's Beach club - Nightclub at The Cromwell Las Vegas on January 08, 2020 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Bryan Steffy/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

French Montana është paditur nga një femër, e cila pohon se reperi e ka droguar dhe e ka përdhunuar në shtëpinë e tij.

Ajo e ka paditur edhe një bashkëpunëtor të tij dhe labelin Coke Boy Records, për kërcënim dhe sulm fizik dhe seksual, si dhe për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Femra, e cila në dokumentet gjyqësore ka pseudonimin Jane Doe, pohon se ishte ftuar në shtëpinë e 35-vjeçarit në mars të vitit 2018, pasi ishin takuar në një studio incizimi në La Brea Ave – transmeton Daily Mail raportimin e The Blast.

French Montana (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images for MCM/Guliver)

Jane ka thënë se kishte pirë një gotë së bashku me Montanan dhe pastaj e ka humbur vetëdijen, ndërsa më pas i ka parë disa meshkuj duke hyrë dhe dalë nga dhoma e gjumit, në mesin e tyre edhe reperi (emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch).

Doe, e cila thuhet të jetë modele dhe aktore, pohon se është zgjuar më vonë dhe kishte ndier dhimbje në pjesën e pelvikut, shpinës dhe në vaginën e saj. Më pas, ka bërë një kontroll mjekësor, ku është konfirmuar prezenca e spermës. /Telegrafi/