Frashër Krasniqi: Klani pronto nuk po e përballon dot ardhjen e VV-së në pushtet
14:"Ridvan Slivova
11/08/2017
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i cili vazhdon të mbahet ende në arrest shtëpiak, ka thënë se klani pronto nuk po e përballon dot ardhjen e VV-së në pushtet.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se asnjë qeverisje e pasluftës nuk e ka gëzuar simpatinë e 78% të qytetarëve.
Postimi i plotë:"Asnjë qeverisje e pasluftës nuk e ka gëzuar simpatinë e 78% të qytetarëve. Për këtë arsye Klani Pronto nuk po e përballon dot me qetësi ardhjen e VV në pushtet. Sepse qeverisja jonë e mirë do të zgjasë shumë - e po aq shumë ata të mbesin në opozitë"(sic.)/Telegrafi/


