Please enter at least 3 characters.

Franca jep përkrahje për MTI-në

2017/10/takimi-mti-ambasadori-francez.jpg

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Chabert shprehu qëndrimin e shtetit francez në vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

E ministri Hasani ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që drejton për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm, si dhe kërkoi nga ambasadori inkurajimin e investitorëve francezë sidomos në fushën e Turizmit, pasi që shteti ynë ka mundësi të mira në ofrimin e hapësirave turistike, siç është Kompleksi turistik Brezovica. /Telegrafi/