Please enter at least 3 characters.

Franca, Italia dhe Anglia marrin fitoret e radhës

2021/03/katar-2022.jpg

Franca, Italia dhe Anglia kanë shënuar fitoret e radhës në kualifikimet për Kampionatin Botëro Katar 2022.

Fitoret e të tri ekipeve kombëtare të njohura ishin të vështirë dhe me rezultatet të ngushta.

Franca që udhëheq grupin D me shtatë pikë, shënoi fitore ndaj Bosnjës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 60-të.

Në anën tjetër Anglia ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1. Harry Kane dhe Harry Maguire shënuan për anglezët, ndërsa Jakub Moder shënoi për polakët.

Anglia është në grup me Shqipërinë, ku me nëntë pikë udhëheq Grupin I.

Krejt në fund Italia ka vazhduar serinë perfektë të fitoreve, duke mposhtur Lituaninë me rezultat 2-0.

Stefano Sensi dhe Ciro Immobile i shënuan golat për italianët. /Telegrafi/