Fox heq tatuazhin ‘Marilyn Monroe’
29/02/2012
Fox e ka hequr këtë tatuazh për të shmangur “energjinë negative”, meqë mendon se nuk është e shëndetshme të jesh i lidhur në atë mënyrë me ikonën hollivudiane, e cila ka vuajtur nga çrregullimet e personalitetit dhe ka pas një përfundim jo të mirë.
Mirëpo, gjatë procesit të heqjes e ka kuptuar se largimi i tatuazhit ishte shumë më i dhimbshëm sesa vënia e tij.
Në një emision televiziv, aktorja ka treguar se ka gjithsej nëntë tatuazhe në trupin e saj dhe se është penduar për to. /Telegrafi/


