Fotolajm: Plisat me pankarta kundër Jabllanoviqit
21/01/2015
Reagimi i tifozëve kundrejt ministri për Kthim dhe Komunitete, vjen pas ofendimit që u bëri protestuesve në Gjakovë.
Me 6 janar, Jabllanoviq ofendoi rëndë protestuesit, me ç’rast ndër të tjera, deklaroi: “Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t'i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”.
Në ndeshjen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL), Plisat nuk e kanë lënë pa përmendur edhe Trepçën.
“Trepça është e Kosovës, Kosova është e Shqipërisë”, ishte mesazhi i tyre. /Telegrafi/


