Please enter at least 3 characters.

Fotografia e Leon Arifit dhe Nina Maliqit shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

2021/09/times-square.jpg

Padyshim që fëmijët më Sindromen Down, por edhe ata me Autizëm janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe duhet të trajtohen si të tillë.

E është pikërisht fotoja e Leon Arifit e cila u shfaq në ekranin gjigant të Times Square të New York-ut.

E gjitha kjo falë nismës së Fjolla Rracit e cila njëkohësisht është edhe zëri i fëmijëve të cilët janë të prekur me Sindromen Down dhe ata autik.

Fotografia e cila u shfaq ne Times Square në Amerikë, ishte e Leonit së bashku me Fjollën të buzëqeshur. E ajo buzëqeshje ua ka marrë zemrat mijëra njerëzve që e kanë parë atë.

E këtë lajm e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social ne Facebook duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.

"Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje! Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!! Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap", ka shkruar Rracaj.

Përveç kësaj në sheshin gjigant të New York- ut dhe në ekranet më të famshme në botë është shfaqur edhe vogëlushja tjetër nga Kosova, Nina Maliqi.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur sociologu Roland Peraj.

"Nina, superloçka prej Kosove n’ekranin e Time Squere në New Yourk. Çfarë krenarie", ka shkruar Peraj.

Mirëpo nuk është kjo fotografia e parë e një fëmiu me Sindromën Down nga Kosova që shfaqet në njërin prej ekraneve të Times Square-it.

Vite më parë, saktësisht më 2019, ishte pikërisht foto e Ben Godenit  djaloshit kosovar po ashtu me Sindromën Down, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh. /Telegrafi/