FOTOGRAFIA
04/09/2018
Poezi nga: Guillaume ApollinairePërktheu: Faslli Haliti
Buzëqeshja jote më tërheq
Si të tërhiqte një lule
Fotografi je kërpudhë gri
E atij pylli
Që është bukuria jote
Bardhësitë ndezën aty
Një dritë hëne
Në një kopsht të qetë
Plot ujë të gjallë dhe kopshtarë të djallëzuar
Fotografi je tymi i kësaj arome
Që është bukuria jote
Dhe ka te ty
Fotografi
Tone të këputura
Aty dëgjohet
Një melodi e shtruar
Fotografi je hija
E këtij Dielli
Që është bukuria jote


