Formacionet zyrtare, Roma – Feyenoord: Mourinho dhe Slot me më të mirët në fushë
25/05/2022
Roma dhe Feyenoordi do të luajnë në finalen e madhe të Ligës së Konferencës në Tiranë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ dhe fillon në ora 21:00.
Romanistët erdhën në finale pasi mposhtën Leicesterin, ndërsa Feyenoord ishte më e mirë se Marsille.
Jose Mourinho për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Nico Zaniolo e Tammy Abraham në sulm. Marash Kumbulla do të jetë në bankë.
Në anën tjetër, trajneri i Feyenoord, Arne Slot, do të luajë me Sinisterra dhe Dessers në sulm.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.

