Formacionet zyrtare, Napoli – Arsenal
3:"btr
18/04/2019
Liga e Evropës vjen me ndeshjet kthyese çerekfinale, ku Napoli do të kërkojë ta shkrijë epërsinë nga ndeshja e parë me Arsenalin.
Topçinjtë kishin fituar në Emirates me rezultat 2-0, në një ndeshje ku kishte shumë raste.
Italianët e Carlo Ancelottit e kërkojnë gjysmëfinalen, por duhet të jenë të kujdesshëm pasi një gol i pësuar do tua shuante shpresat për më shumë.
Napoli nga minuta e parë do të luajë me Insigne dhe Milik në sulm.
Në anën tjetër Arsenali do të startojë me Grabnit Xhakën nga minuta e parë.
Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/
Napoli: Meret; Maksimovic, Chiricheș, Koulibaly, Ghoulam; Callejón, Allan, Zielinski, Fabián; Milik, Insigne.Arsenal: Cech, Niles, Sokratis, Koscielny, Monreal, Kolasinac, Torreiera, Xhaka, Ramsey, Aubameyang, Lacazette.


