Formacionet zyrtare: Manchester United synon kalimin në finale të FA Cup, përballë ka Brightonin
23/04/2023
Manchester United do të përballet me Brightonin në ndeshjen që luhet në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.
Sfida që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Wembley Stadium”.
Do të jetë një duel i vështirë për dy skuadrat, duke ditur se kanë shumë mungesa në formacionin bazë.
Vlen të ceket se fituesi i kësaj gjysmëfinale takohet në finale me Manchester Cityn që mbrëmë eliminoi Sheffield United me një het-trick të Riyad Mahrez.
Formacionet zyrtare:Brighton: Sanchez, March, Webster, Dunk, Estupinan, Caicedo, Gross, Welbeck, MacAllister, Mitoma, Enciso.
Manchester United: De Gea, Lindelog, Fernandes, Martial, Rashford, Eriksen, Casemiro, Dalot, Antony, Shaw, Wan-Bissaka. /Telegrafi/


