Formacionet zyrtare, Inter – Cagliari: Neroazurrët kërkojnë çerekfinalen në Kupën e Italisë
14/01/2020
Interi luan sonte ndaj Cagliarit në Kupën e Italisë, në San Siro, ku firoja vlen çerekfinalen.
Conte sot do të mbështetet te Alexis Sanchez i cili mungon që nga 2 tetori kundër Barcelonës.
Ai do të jetë në tandem me Romelu Lukakun, ndërsa do të ketë hapësria edhe për Milan Skriniar dhe Nicolo Barellan, që munguan gjatë fundjavës.
Moment delikat për sardët, që janë mposhtur në 4 ndeshjet e fundit. Ata do të mbështeten te Radja Nainggolan.
Kushdo fiton këtë ndeshje do të përballet me fituesin e Fiorentina-Atalanta në çerekfinale.
FORMACIONET ZYRTAREINTER (3-5-2): Handanoviç; Godin, Ranocchia, Skriniar; Lazaro, Barella, Brozovic, Borja Valero, Dimarco; Sanchez, Lukaku.CAGLIARI (4-3-2-1): Olsen; Faragò, Pisacane, Walukiewicz, Lykogiannis; Nandez, Oliva, Ionita; Nainggolan, Castro; Cerri.


