Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Francë - Australi

2018/06/GettyImages-976033320.jpg
232:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 16: General view outside the stadium prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between France and Australia at Kazan Arena on June 16, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Franca fillon aventurën në Kampionatin Botëror nga ora 12:00 në Kazan Arena.

Australia është kundërshtari i Les Bleus që po vijnë si një prej favoritëve kryesorë për ta fituar garën.

Franca nuk ka humbje në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk është ndonjë përparësi e madhe në krahasim me Australinë që po ashtu s'di për humbje në pesë takimet e fundit.

Megjithatë Franca mbetet favorite absolute në këtë takim që të triumfojë ndaj australianëve të cilët siguruan kualifikimin dhe një pjesëmarrje të katërt në një Kampionat Botëror për kapitenin Tim Cahill.

Didier Deschamps pa ndonjë befasi ka vendosur që të sulmojë nga minuta e parë në këtë takim.

Formacioni i Francës: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Tolisso, Kante, Greizmann, Mbappe, Dembele

Formacioni i Australisë: Ryan, Milligan, Behich, Risdon, Sainsbury, Mooy, Jedinak, Rogic, Leckie, Kruse, Nabbout.