Formacionet startuese: Drenica dhe Besa kërkojnë pikët e para
22/09/2020
Drenica është nikoqir i Besës në përballjen e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në përballjen që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e para, duke qenë se i humbën takimet hapëse të sezonit të ri.
Drenica pësoi në udhëtim te Prishtina në kryeqytet (3-0), derisa ekipi nga Peja u mposht në shtëpi nga Ballkani.
Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Bejta, Zeqaj, Lushtaku, Dumani, Hamiti, Dushi, Thaqi, Tahiri, Elshani, Mëziu.
/Telegrafi/


