Formacionet startuese: Arsenali favorit ndaj Nottinghamit
24/09/2019
Arsenali është nikoqir i Nottingham Forestit në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës EFL (Carabao Cup).
Në ndeshjen që zhvillohet në Emirates Stadium, Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar tutje, meqenëse kundërshtari i tyre luan në ligën Championship.
Trajnerët Unai Emery dhe Sabri Lamouchi i kanë caktuar njëmbëdhjetëshit startues për këtë takim.
Formacioni startues i Arsenalit: Martinez; Chambers, Mustafi, Holding, Tierney; Willock, Torreira; Nelson, Ozil, Smith Rowe; Martinelli.
/Telegrafi/


