Formacionet e mundshme për Milan - Inter
Si duket Massiliano Allegri ka vendosur që të mbrohet në fillim të sfidës, pasi sipas të gjitha gjasave pritet të aplikojë një taktikë defensive prej katër mbrojtësish dhe tre mesfushorësh defensivë, me lojë të përqëndruar nga krahu, ku pritet të vijnë depërtime nga Abate dhe Zambrotta.
Barrën kryesore në sulmin Rossoner pritet ta ketë Seedorf i cili duhet të shfrytëzojë përvojën e tij dhe pasimet milimetrike të Robinhos në mënyrë që së bashku me Paton ta presin momentin dhe ta dënojnë Interin.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-1-2): Abbiati, Abate, nesta, Thiago Silva, Zambrotta, Gattuso, Seedrof, Flamini, Boateng, Robinho, Pato.
Abbiati
Abate - Nesta - Thiago Silva - Zambrotta
Gattuso - Seedorf - Flamini
Boateng
Robinho - Pato
Nga ana tjetër Leonardo ndaj ish-skuadrës së tij pritet të hyjë me të vetmin qëllim, fitoren. Dhe këtë Leo pritet ta realizojë me anë të një formacioni, të cilin sigurisht se e ka kopjuar nga ndeshjet heroike të sezonit të kaluar ndaj Barcelonës, një sistem alla Mourinho 4-2-3-1, që shihet si thikë me dy teha.
Kjo për shkak se mbrojtja e Milanit është treguar tejet stabile dhe për çdo kundërsulm përgjegjësinë pritet ta kenë Thiago Motta dhe Esteban Cambiasso të cilët do të jenë të parkuar në qendër të fushës për të shkatërruar sulmet e Milanit.
Në mbrojtje mediat italiane flasin për paraqitje të Chivus dhe Ranocchias, të dy këta të rikthyer nga lëndimet dhe ende nuk dihet se sa stoikë do të jenë në qendër. Në sulm detyrën kryesore do ta ketë treshja Pandev-Sneijder-Eto’o e cila do të mundohet të copëtojë mbrojtjen e fortë të Milanit për t’i krijuar hapësirë Pazzinit në qendër.
Formacioni i mundshëm i Interit (4-2-3-1): Julio Cesar, Maicon, Ranocchia, Chivu, Zanetti, Cambiasso, Thiago Motta, Eto’o, Sneijder, Pandev, Pazzini.
Julio Cesar
Maicon - Ranocchia - Chivu - Zanetti
Thiago Motta - Cambiasso
Eto'o - Sneijder - Pandev
Pazzini
Kalkulimet janë të shumta para këtij takimi, por u munduam sa do pak t’iu japim një sqarim për fillimin e kësaj sfide, pasi skenarët në vazhdim të takimit janë tejet të pa parashikueshëm dhe pritet të ndikohen dhe nga rezultati.


