Please enter at least 3 characters.

Fonseca: Roma i humbi dy pikë

2020/07/PauloFonseca-2-e1595234358412.jpg
230:"BRESCIA, ITALY - JULY 11: Head Coach of AS Paulo Fonseca gestures during the Serie A match between Brescia Calcio and AS Roma at Stadio Mario Rigamonti on July 11, 2020 in Brescia, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, konsideron se skuadra e tij i humbi dy pikë në barazimin (2-2) e të dielës mbrëma ndaj Interit.

Giallorossët u gjetën në disavantazh pas golit nga Stefan de Vrij, mirëpo e përmbysën rezultatin përmes Leonardo Spinazzola dhe Henrikh Mkhitaryan.

Megjithatë, kah fundi i ndeshjes, Romelu Lukaku e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia.

(Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

“Ishte një mundësi e humbur, kjo është e qartë, sepse i lëshuam dy pikë këtu”, ka thënë Fonseca pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

Megjithatë, ai e ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij duke thënë se Roma ishte e pafat në golat e shënuar nga Interi.

“Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin. Pashë një hap përpara në cilësi, skuadra po e mëson sistemin e ri dhe po ia dalim mirë”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/