Please enter at least 3 characters.

Fondet IPARD në Maqedoni, Kostadinova pranon se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm

2017/02/Ministria-e-Bujqësisë.png

Në seancën gjyqësore për keqpërdorimin e fondeve nga programi IPARD, njëra nga të akuzuarat, Jasmina Kostadinova, pranoi fajësinë, përkatësisht se kishte marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, ndërsa ishte e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë.

Vendimi gjyqësor për të do të merret më 5 maj, ndërsa për të tjerët procedura do të vazhdojë. Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Bujqësisë, Ilija Stoilev dhe ish-deputeti dhe ministri në qeverinë e Lubço Georgievskit, Xhevdet Nasufi si drejtues i një kompanie, si dhe shtatë persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë, një personi zyrtar në pozitë drejtuese në Agjenci i ishte premtuar dhuratë në vlerë prej 50,000 eurosh, ndërsa tre personave të tjerë u ishin dhënë nga 5,000 euro për të shfrytëzuar ndikimin e tyre dhe pozitën zyrtare, me qëllim ushtrimin e presionit për marrjen e një vendimi që nuk duhej të merrej.