Please enter at least 3 characters.

Floriani i kishte shkruar privatisht Cristiano Ronaldos, i kërkon të shënoi ndonjë gol kundër Bayernit

2018/04/iamfloriani_18513088_1329085263877042_3647286996562345984_n.jpg

Floriani ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë projekt muzikor.

Këngëtari shqiptar solli bashkëpunimin me Milot Hasangjekajn katër muaj më parë "Fajin ma la".

Ai njihet edhe si fans i madh i skuadrës së Real Madridit, e cila triumfoi mbrëmë kundër Bayern Munichut.

Flori para takimit i kishte shkruar privatisht futbollistit të Los Blancos, Cristiano Ronaldos.

Këtij të fundit i kishte kërkuar që të shënonte një gol kundër bavarezëve, ku këta të fundit pësuan humbje me rezultat 2-1.

“Këqyrë jepe ndonjë gol aty në Bayern”, ishin disa nga fjalët që Floriani ia shkroi Ronaldos privatisht në llogarinë personale në Instagram.

Por, fatkeqësisht artisti i ri nuk mori përgjigje nga ai, ndërsa portugezi nuk arriti të realizonte gol duke ndalur serinë e shënimeve prej 12 sosh.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet të martën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/