Please enter at least 3 characters.

Florian Marku vazhdon me fitore, mposht Nathan Bendon pas gjashtë raundeve

2019/12/79715636_2572865429499414_8004636901535383552_n.png

Florian Marku ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka triumfuar kundër Nathan Bendon me pikë pas gjashtë raundeve.

Arena ishte e mbushur me shqiptarë të cilët e përkrahën Markun nga fillimi deri në fund.

Dy boksierët e peshës e 67 kilogramë zhvilluar një ndeshje të mirë, ku shqiptari ishte dominues në pothuajse të gjitha raundet.

Marku nuk e vuri në diskutimin fitoren, duke dominuar në pesë nga gjashtë raundet.

Ai  fitoi me vendin unanim, 60-55.

Meçin mund ta ndiqni në videon e mëposhte, ku meçi fillon nga ora 2:55 e videos .

Kjo ishte fitorja e gjashtë e boksierin shqiptar, i cili katër ndeshje i ka mbyllur me nokaut. /Telegrafi/