Florentino: Do të vdesim për La Deciman
11/05/2014
Los Blancos nuk kanë luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve që prej fitores ndaj Bayer Leverkusenit në Glasgoë 12 vite më parë, por do të ballafaqohen me rivalin e qytetit në Lisbonë më 24 maj ku Florentino thotë se do të luftohet deri në vdekje.
“Ne do të luftojmë deri në vdekje për të fituar La Deciman”.
“Ne po derdhim çdo djersë për të fituar Ligën e Kampionëve, njëjtë sikurse Rafael Nadal në ndeshjet e tij”, ka thënë Florentino për La Sexta. /Telegrafi/


