Flick: Përgëzime ekipit, nesër fillojmë nga zero dhe mendojmë për ndeshjen tjetër
321:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 14: Hans-Dieter Flick, Head Coach of FC Bayern Munich gives his team instructions during the UEFA Champions League Quarter Final match between Barcelona and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 14, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
Flick, Thiago, Jordi Alba (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images
15/08/2020
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka përshëndetur paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri gjerman e përgëzoi Thomas Mullerin për lojën e tij, ndërsa tha që nga nesër do të fillojnë të mendojnë për ndeshjen tjetër.
“Muller meriton çmimin “Lojtari i ndeshjes”. Ai ishte që kontrolloi presionin tonë, por në fund të fundit, më duhet të përgëzojë gjithë ekipin tim për ruajtjen e këtij intensiteti për 90 minuta”.
“Ne e dinim që nëse i vendosim ata në presion, ne do të kishim raste”.
“Ne kemi një cilësi dhe intensitet të tillë në këtë ekip, tani duhet të rimbushemi dhe të përqendrohemi për ndeshjen tjetër, ku fillojmë përsëri nga zero”, ka thënë Flick pas ndeshjes. /Telegrafi/


