Please enter at least 3 characters.

Flick nuk është i bindur, transferimi i Bastoni te Barcelona mund të dështojë

telegrafi.com

Barcelona vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me drejtuesit katalanas që kanë vendosur si prioritete kryesore afrimin e një sulmuesi dhe një qendërmbrojtësi të ri.

Klubi fillimisht synon të finalizojë transferimin e një sulmuesi, ku emri kryesor në listën e dëshirave mbetet Joao Pedro, përpara se të fokusohet plotësisht në përforcimin e repartit defensivë.

Një nga objektivat kryesorë për mbrojtjen është Alessandro Bastoni i Inter Milan. Barcelona raportohet se ka muaj që zhvillon kontakte me mbrojtësin italian, ndërsa Interi pret ofertën e parë zyrtare nga klubi katalanas.

Gjiganti italian kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit dhe dëshiron ta zgjidhë situatën sa më shpejt për të planifikuar merkaton verore.

Flick nuk është i bindur, transferimi i Bastoni te Barcelona mund të dështojëtelegrafi.com

Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit Matteo Moretto, trajneri Hansi Flick nuk është plotësisht i bindur nga profili i Bastonit. Tekniku gjerman dyshohet se ka rezerva për përshtatjen e italianit me stilin e lojës që dëshiron të implementojë te Barcelona.

Për këtë arsye, Flick i ka kërkuar klubit të shqyrtojë alternativa të tjera për qendrën e mbrojtjes. Një nga opsionet që po monitorohet është Cristian Romero i Tottenham Hotspur, i cili shihet si plan rezervë në rast se transferimi i Bastonit dështon.

Raportet shtojnë se situata e Tottenhamit mund të ndikojë drejtpërdrejt në negociata, pasi një rënie e mundshme nga kategoria do ta bënte më të lehtë largimin e mbrojtësit argjentinas.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Bastonit dhe planet e Barcelonës në merkato./Telegrafi/