Please enter at least 3 characters.

Fletorja e kokainës, ja si i mbante shënimet "llogaritarja e dozave" (Foto)

2016/07/tangent16.jpg

Vjollca Gjoka ishte pjesëtarja e bandës së drogës së Gjergj Cukalit, e cila mbante shënimet për shitjen e dozave muaj pas muaji.

Ajo ishte një bashkëpunëtore e ngushtë e 37-vjeçarit Gjergj Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, i cili u arrestua sot së bashku me 6 persona të tjerë, për shitje të lëndëve narkotike.

Fotot e mësipërme tregojnë fletoren që mbante 46-vjeçarja, me llogaritjet e dozave të kokainës që shiteshin gjatë një muaji. Kështu në muajin mars të këtij viti ishin shitur 129 doza, në muajin prill 103 doza, e kështu me radhë.

Vetëm në 10 ditët e para të muajit korrik ishin shitur 31 doza. Sipas policisë fitimet mujore të këtij grupi, nga shitja e drogës, ishin 50 mijë euro.

Në pranga janë vënë 7 shtetas:

1. Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”);
2. Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për 'Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor');
3. Muharrem Kallushi, 32 vjeç, nga Tirana;
4. Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;
5. Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;
6. Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;
7. Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për 'Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike').