Please enter at least 3 characters.

Flaka Loxha, e shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë

2023/01/326388110_1840415763024253_2996424244777660784_n.jpg

Kosova vazhdon të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare në sportin e xhudos, ku kësaj radhe shkëlqeu Flaka Loxha.

Shumë xhudistë kanë qenë faktor që emri i shtetit tonë të marrë jehon në të gjithë botën.

Së fundmi sukses nga ky sport ka sjellë edhe Flaka Loxha. Ajo është zgjedhur e shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë dhe 182 pikë olimpike Paris 2024.

Xhudistja jonë shënoi dy fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë në kategorinë -57 kg.

Nesër dhe pasnesër garojnë: Laura Fazliu, Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena. /Telegrafi/